Profili i Kompanisë

Prodhues me cilësi të lartë për mbi 16 vjet.

Kompania prodhuese Ginza LLC, është themeluar në fillim të vitit 2006, me 100% kapital privat dhe është në pronësi të një pronari të vetëm. Selia e ndërmarrjes Ginza gjendet në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Grabanicë, komuna e Klinës.

Ginza operon në një sipërfaqe prodhimi të mbyllur prej 1000 metrash katrorë dhe një sipërfaqe të hapur prej 3000 metrash katrorë. Aktiviteti kryesor i kompanisë është prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve PVC dhe alumini, si dhe prodhimi dhe montimi i fasadave të xhamit dhe ventilimit duke përdorur konstruksione mbajtëse alumini. Ginza ka linja të automatizuara për prodhimin e dritareve PVC, dritareve dhe fasadave prej alumini, si dhe linjë për përpunimin e xhamit termik.

Kapaciteti ynë aktual i prodhimit është 60 dritare në 8 orë. Furnizuesit tanë të lëndëve të para janë marka të mirënjohura globale: PROFINE GROUP, ALUMIL, SCHUCO, SIEGENIA-AUBI, GUARDIAN GLASS, FUNDERMAX, RIEDER, etj. Linjat tona të prodhimit përmbajnë marka të njohura si: ELUMATEC MASCHINEN, STURTZ, BOTTERO, FOREL, SZILANK, etj.

image
Anë e mbanë botës

Kompani e njohur prodhuese.

Me përkushtim maksimal ndaj cilësisë, ne kemi arritur të bëhemi emër referues për produktet tona në tregun e Kosovës. Aktivitetin tonë e kemi shtrirë edhe në rajon dhe në BE. Kemi realizuar me sukses dhe vazhdojmë të realizojmë projekte dhe eksporte jashtë kufijve të Republikës së Kosovës, si Zvicra, Gjermania, Belgjika, Franca, SHBA-ja, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas standardit evropian CE.

Produktet tona janë të certifikuara dhe kalojnë me sukses të gjitha testet dhe standardet e kërkuara nga vendet e BE-së. Fokusi ynë është gjithmonë te klienti dhe prodhimi i produkteve që plotësojnë më së miri nevojat e tyre.

Krijim dhe shpërndarje

Krijimi dhe shpërndarja e inovacioneve konkurruese në treg;

Zhvillimi i vazhdueshëm

Zhvillimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i procesit të prodhimit dhe produkteve;

Projekte inovative

Zhvillimi dhe zbatimi i projekteve inovative duke përdorur teknologji të klasit botëror;

Storje Suksesi

Ginza LLC, me një vizion të qartë, një plan të detajuar dhe si një partner i vërtetë që shoqëron klientët në çdo fazë, ka arritur shumë histori suksesi. Këtu po rendisim vetëm disa prej tyre: